4 deputetët e Partisë Socialiste, të cilët do të jenë kandidat për zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, janë zëvendësuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Mandati i Rakip Sulit i ka kaluar kryetarit të FRESH, Eljo Hysko. Mandati i Pjerin Ndreut i ka kaluar zv.ministres së Shëndetësisë, Adriana Jaku. Mandati i Nuri Belbës në Elbasan, i kalon Florec Spahos. Ndërsa në qarkun e Korçës nga largimi i Ilir Xhakollit, mandati i tij i ka kaluar Ardit Konomit.
Së bashku me deputetët e rinj socialist në seancën plenare të së enjtes pritet të bëjnë betimin edhe 5 deputetët nga listat e PD-LSI që kanë marrë mandatin dje dhe sot nga KQZ, përkatësisht Halit Valteri, Vasil Sterjofski, Edmond Stojku, Suzana Topi, Selami Janishehu dhe Besnik Troplini.
Deri tani, numri i deputetëve shkon në 121 në Kuvend , 79 nga shumica dhe 42 nga opozita dhe duhen edhe 19 deputetë për të plotësuar numrin 140.
Vendimet e KQZ
“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Rakip Bajram Suli”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, z. Eljo Kastriot Hysko.
“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Pjerin Zef Ndreu”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, znj. Adriana Hile Jaku.
“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Nuri Belba”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Elbasan, z. Florenc Fatmir Spaho.
“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Ilir Telha Xhakolli”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Korçë, z. Ardit Petrika Konomi.