Kronika

Detajet/ Kush janë dy personat që u vranë në Lezhë (Emrat)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:31 - 27/04/20 |
mapo.al

Preng Simoni dhe Kol Murrani janë dy personat që janë vrarë me armë zjarri në Lezhë.



Dy 60-vjeçarët dyshohet se janë qëlluar me kallashnikov, nga një distancë jo shumë e largët. Paraprakisht Preng Simoni dhe Kol Murrani, nuk rezultojnë persona me precedentë të mëparshëm. Kol Murrani është rapsod i njohur në Lezhë, si dhe pronar i një lokali në zonë


Të dy janë qëllur në një Kodër pranë fshatit Lalm i Vjetër në Lezhë. Zona ku ka ndodhur krimi është me terren malor dhe shumë larg banesave. Policia ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij krimi të rëndë.




Policia ka disa të shoqëruar, por asnjë pistë përse janë vrarë Preng Simoni dhe Kol Murrani. Viktimat janë gjetur nga djali i njërit prej tyre.



Lexo edhe :  Tërmet 3.9 ballë në Shqipëri, lëkunden disa qytete

Ka dyshime se vrasja mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit, pasi dy viktimat mund të kenë parë ndonjë parcelë hashashi, por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë pistë.


Zona ku ka ndodhur vrasja

Lexo edhe:

Policia gjen dy të vdekur në Lezhë, janë vrarë me armë zjarri

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas