Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e tre personave mesditën e sotme në Mamurras. Sipas raportimeve, dy prej tyre janë efektivë policie
Mapo mëson se policët e plagosur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, si dhe një qytetar, i identifikuar si Nikoll Vorfi.
Mësohet se ka patur shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave të tjerë.
Burime për Mapo, bëjnë me dije se dy policët janë plagosur në këmbë, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagosen dy policë dhe një qytetar