Aktualitet

Kush janë dy vëllezërit Gorezi që iu sekuestruan 9 apartamente








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:22 - 07/03/19 |
mapo.al

Armando dhe Alekt Gorezi, 44 dhe 47 vjeç, janë dy vëllezërit që iu sekuestruan 2.2 milionë euro pasuri në Tiranë dhe Durrës. Gazeta Mapo mëson se Armando Gorezi dhe Alket Gorezi janë dy emra të njohur për Policinë, pasi njëri prej vëllezërve ka qënë i arrestuar më parë, ku akuzohej për një vrasje në Itali. Dy vëllezërve u janë sekuestruar 9 apartamente, dy dyqane dhe garazh.


Njoftimi në 2015-në


ARRESTOHET ARMANDO GOREZI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR.


Më datë 14.02.2015, në rrugën e “Elbasanit”, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana dhe Specialisët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar:


Armando Gorezi, 40 vjeç, banues në Tiranë.


Kapja e tij u bë pasi:

Gjykata Torino, Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12RGNR- 24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale “Vrasje”., parashikuar nga nenet 575 e 577 të Kodit Penal Italian. Gjithashtu në ngarkim të këtij shtetasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka rinisur procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të personave”, pasi ky shtetas dyshohet të këtë trafikuar shtetasen E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur.

Vrasja në 2017

Ndërkohë në vitin 2017 Armando Gorezi, i dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e shqiptarit Idrit Kuçi në Itali në vitin 2011 është liruar nga të gjitha akuzat nga Apeli italian. Shumë u fol për Gorezin gjatë kësaj kohe, teksa u tha se ai e kishte vrarë Kuçin për prishje të pazareve të drogës. Por Apeli gjykoi se ai ishte i pafajshëm dhe se nuk gjeti prova që ta fajësonin. Kuçi e kishte rrahur Gorezin para se të vritej me armë zjarri disa ditë më vonë. Por drejtësisë italiane nuk i mjaftoi ky fakt për të bërë përgjegjës Gorezin për vrasjen.

Lexo edhe:

Sekuestrohen 2.2 milionë euro pasuri në Tiranë e Durrës


Etiketa: , ,

Pas