Tre gjyqtarët që gjykuan vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, votuan për arrestimin e tij.
Ata nuk janë gjyqtarë të apelit të GJKKO-së, por për shkak të mungesave kanë ardhur nga apelet e rretheve me vendim të KLGJ-së.
Të tre gjyqtarët e kanë kaluar vetingun, megjithatë Komisioni i Pavarur gjeti disa probleme.
Erigert Pëllumbi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë mund të ishte i ndikueshëm gjatë ushtrimit të detyrës. Ai kaloi vetingun në tetor 2021.
Igerta Hysi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës rezultoi se kur ushtronte detyrën në Fier, kishte nxjerrë nga burgu një person që kishte lidhje me krimin e organizuar. Ajo e kaloi vetingun në janar 2021 pasi vendimet e saj ishin konfirmuar nga shkallët më të larta të gjyqësorit. Hysit nuk iu gjetën probleme me pasurinë.
Florjan Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës kaloi vetingun në dhjetor 2020 pa asnjë problem. Ai është me eksperiencë edhe si këshilltar në Gjykatën e Lartë.