Personat që shihni në foto janë autorët e dyshuar të plagosjes së Joan Muçllarit, djali i biznesmenit Jetmir Muçllarit. Bëhet fjalë për Firdeus Berberin, 21 vjeç dhe Greis Maxharin, 23-vjeç. ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Pogradec.
Mësohet se 22-vjeçari është qëlluar me thikë afër kokës dhe me pistoletë në këmbë nga dy të rinjtë.
Muçllari pasi u paraqit në spitalin e Pogradecit me këmbët e veta, iu nënshtrua ndihmës mjekësore, dhe më pas u nis me urgjencë drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë që Berberi dhe Maxhari janë shpallur në kërkim nga policia.
Kujtojmë se familja Muçllariu ka qenë edhe herë të tjera pjesë e disa sulmeve kriminale, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me kallashnikov ndaj hotelit në pronësi të tyre në Tushemisht, madje në mes të sezonit turistik.
Në gusht të 2020-ës persona të paidentifikuar hapën zjarr me kallashnikov, duke qëlluar me 100 plumba në drejtim të hotelit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ky ishte sulmi i dytë brenda një jave në këtë biznes.