Kronika

Kush janë tre të dënuarit për vjedhje me dhunë që kanë vetëm 48 orë kohë për të deklaruar pasurinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:11 - 05/08/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur formularët për deklarimin e pasurisë 3 personave të dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.


Xhesio Hajdari, Gentian Shehaj, Eno Barolli, të tre banues në Tiranë, duhet t’i përgjigjen kërkesës së OFL-së brenda 48 orëve.


Përgjigjet më pas do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëjtejshme.


Njoftimi i plotë:


OFL, 5 gusht

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xh.H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

G Sh., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në   bashkëpunim;

E.B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Etiketa:

Pas