Friday, January 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kush po i shërben në të vërtetë misionit strategjik të Rusisë?

Qëndrimi i parë është përpjekja për zvarritjen e procesit të integrimit dhe izolimi nga Perëndimi, çka është në fakt krye objektivi i agjendës ruse në lidhje me të ardhmen e shqiptarëve, e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me përpjekjet për të mbajtur rajonin larg Bashkimit Europian.

by us er1
17/09/2022
in Koment, Kryesore
0

Nga Red Varaku

Pavarësisht insinuatave të krijuara për shkak të një operacioni të dyshimtë dhe joprofesional të Zërit të Amerikës, operacion që ka nevojë të padiskutueshme për një sqarim shumë shterues nga vetë institucionet Amerikane, në Shqipëri ka dukshëm dy qëndrime politike që ende po i shërbejnë (në mënyrë të vetëdijshme ose jo) agjendës ruse për rajonin.



Qëndrimi i parë është përpjekja për zvarritjen e procesit të integrimit dhe izolimi nga Perëndimi, çka është në fakt krye objektivi i agjendës ruse në lidhje me të ardhmen e shqiptarëve, e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me përpjekjet për të mbajtur rajonin larg Bashkimit Europian.

Kjo nëpërmjet akteve të mirëfillta politike siç janë asgjësimi i demokracisë përmes masakrës zgjedhore, pengimi i drejtësisë nëpërmjet kapjes politike të SPAK , bllokimi i reformave dhe zvarritja e proceseve politike që përmbushin kushtet për integrim me qëllim instalimin e një regjimi të ngjashëm me regjimin putinist.

Ndërsa, qëndrimi i dytë është kundërvënia ndaj planit Amerikan për zhvillimin e rajonit dhe përpjekja për të futur shqiptarët në konflikt me SHBA-të.

Nuk ka nevojë të argumentojmë se të gjitha përpjekjet për të bllokuar këtë plan, kryeobjektivi i të cilit prej 1990 mbetet integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian i shërbejnë padyshim misionit kryesor strategjik të Rusisë.

Kjo sepse futja e shqiptarëve në konflikt me SHBA-të, partnerin e tyre strategjik më të rëndësishëm, të cilit i detyrohen vetë egzistencën e tyre si komb dhe pavarësimin e Kosovës, prodhon menjëherë defaktorizim të rolit të shqiptarëve dhe fuqizim të faktorit sllavo-rus.

Gjithashtu, nxitja e konflikteve etnike që janë produkt i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, përpjekja për të bllokuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për konfliktin Kosovë-Serbi dhe vazhdimin e agonisë së Bosnjë-Hercegovinës përmes bllokimit të procesit të integrimit, janë padiskutim materializim i drejtpërdrejtë i strategjisë ruse.

Në këtë kuptim mbajtja e rajonit të izoluar nga sfera perëndimore dhe mbajtja e tij si një vatër autokratësh me “kukulla” pro ruse që prodhojnë konflikte për llogari të Rusisë me qëllim destabilizimin apo shantazhimin e Perëndimit janë skenarë politikë me regjisorë shumë të qartë për cilindo që ka një formim elementar në politikë.

Kështu pavarësisht operacioneve të paguara dhe të dyshimta të piarit që tentojnë të ambalazhojnë dhe të shesin “agjentë” rusë, duke ricikluar akuza qesharake dhe pa asnjë provë me qëllim ngritjen e një tymnaje për zhvendosjen e vëmendjes së opinionit publik, çdokush e ka të qartë se kush po i shërben sot në të vërtetë, jo me fjalë por me akte politike, armikut të tyre më të madh historik.

Tags: interesa strategjikeRusia

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Funerali i Mbretëreshës, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë nisen drejt Londrës

Funerali i Mbretëreshës, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë nisen drejt Londrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In