Ekonomi

Kush po i varfëron shqiptarët? Meta shpërndan postimin e Kastriot Islamit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:07 - 12/10/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta nuk resht së akuzuari qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se me keqqeverisjen 7-vjeçare, kanë varfëruar edhe më shumë vendin dhe popullin.



Në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shpërndarë një postim të Kastriot Islamit, ish-ministër i Financave dhe ish-deputet, i cili shkruan se pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës nisi varfërimi i shqiptarëve, u nxit emigrimi, ndërkohë që borxhi i shtetit u rrit me 1 miliard euro në vit.


“Kush po i zhyt shqiptarët në borxhe dhe varfëri? Faleminderit Prof. Kastriot Islami për qartësinë!”, shkruan Meta në Facebook, teksa shpërndan postimin e ish-ministrit të Financave në qeverinë Nano.






Postimi i Islamit
Me ardhjen ne pushtet Rama nisi varferimin e shqiptareve, nenshtrimin e tyre dhe nxitjen e emrigrimit te atyre qe nuk pranonin te neshtroheshin… Prandaj rriti borxhin me 1 miliard euro ne vit, nga te cilat rreth 800 milion euro shkuan ne xhepat e kupoles se sektit… Shqiptareve iu rrit borxhi deri ne 21 mije euro per cdo familje dhe PBB per 7 vjet u rrit me vetem 1,2 miliard euro nderkohe qe borxhi u rrit me 7,2 miliard euro…??! Kjo eshte tradhetia me e madhe ndaj cdo shqiptari te ndershem, tradheti deri ne vrasje te shpreses per te gjithe dhe te ardhmes per te rinjte e femijte… Prandaj kerkon mandatin e trete qe ti shpetoje ndeshkimit per keto zullume qe ka bere…!


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas