Aktualitet

‘Kush të njohu e di ç’njeri ishe’, Bes Kallaku kujton biznesmenin që u gjet i vdekur në Farkë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:58 - 07/08/20 |
mapo.al

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka kujtuar, me anë të një postimi në Instagram, mikun e tij të ndjerë, biznesmenin Eugert Lazajt. Ky i fundit  u gjet pa shenja jete në banesën e tij më 30 korrik, pasi ishte vetëvrarë.


Bashkë me foton e postuar, Kallaku shkuan se e kujton atë si një person me zemër të mirë dhe “me buzëqeshje të stampuar në fytyrë.” Sipas tij, kush e ka njohur, e di shumë mirë se ç’njeri ishte Eugerti.


Postimi i plotë:


“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.


Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!’”

Kujtojmë këtu se Eugert Lazaj ishte pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit. Ai u gjet i pajetë në orën 07:00 dhe pranë tij policia gjeti një armë zjarri.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas