ShowBizz

Kushërinjtë “spiuna” fusin në sherr Gashin me prindërit (FOTO)






               Publikuar në : 20:20 - 23/08/19 |
mapo.al

Reperi Gashi ka treguar shpesh herë se prindërit e tij i duan traditat e vjetra, pavarësisht se tashmë jetojnë në Amerikë. Madje komunikimi i tyre me kushërinjtë është aq i shpeshtë, sa i kanë prishur punë artistit shqiptar.


Së fundmi ai ka shtuar në trup një tatuazh që shkruan “She don’t like” dhe prindërve të tij nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë. Sipas Gashit, ata nuk do ta merrnin vesh nëse nuk do të spiunonin kushërinjtë.

“Familja ime po më kritikon për tatuazhet. Kjo pasi kushërinjtë e mi të shtirur, të cilët asnjëherë nuk u kujtuan për mua derisa u bëra i famshëm, kanë spiunuar tek ta”, shkruajti Gashi.


Etiketa: , , ,

Pas