Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i ndodhur në Kavajë, ku pas një sherri në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos shefi i sigurisë në burgun e Durrësit Bledar Toçi.
Pas dëshmive kontradiktore të Marsida Qatjas, ka pasur dhe reagim nga familjarët e viktimës të cilës këmbëngulin se mes Marsidës dhe Dritanit ka pasur një lidhje intime.
Duke folur për mediat kushërira e Haxhollit, Irida Koçi është shprehur se Dritani shkonte çdo mbrëmje në shtëpinë e Marsidës dhe lidhja e tyre tashmë dihej dhe nga familjet.
“Marsida është kontradiktore në atë që thotë, ne nuk duam hakmarrje, thjesht duam që të dalë në dritë e vërteta. Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli kanë qenë të dashur, ajo është kontradiktore në ato që thotë. Dritani ka qenë i dënuar në Greqi, por nuk e di arsyen”, është shprehur ajo për “FaxNews”.
‘’Po një lidhje sentimentale dhe e di informacionin nga mamja e Dritanit, që Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit. Pra nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në Facebook, dhe më është përgjigjur që e kisha thjeshtë shok dhe kaq”, tha më tej kushërira e viktimës.
Lexo edhe:
Etiketa: deshmi, dritan haxholli, kavajë, krim, kusherira, Marsida Qatja