Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në “News 24” u shpreh se kushtet e vendosura nga Gjermania ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave, janë të gjitha kushte të nevojshme. “Ato kushte janë të gjitha të nevojshme dhe që prekin kushtin primar të demokracisë, që ka të bëjë me reformat, zgjedhjet.”-tha Mustafaj.
Sipas Mustafajt, qeveria po i shpërfill rekomandimet. “CDU iu thotë shqiptarëve se dera është e hapur, por ju jeni jashtë. Nga 27 vende, një të thotë jo, bllokohen. Ende nuk ka vazhduar puna për të plotësuar kushtet. Duhet të krijohet një bashkëpunim me opozitën, Damian Gjiknurin mos ta lënë në krye të Komisionit Zgjedhor.” -tha Mustafaj.
Analisti tha se PD duhet të marrë pjesë në Reformën Zgjedhore, kurse vlerësoi se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme.
“Tani si mund të bësh Reformë Zgjedhore, kur Damian Gjiknuri më e pakta nuk duhet të jetë në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore. E gjitha që bën qeveria është sa për sy e faqe. Por sidoqoftë mendoj se PD duhet të jetë në tryezën e Reformës Zgjedhore. PD duhet të japë kontributin e saj në Reformën Zgjedhore. Shqipëria nuk po përmbush kushtet që kërkohen. Zgjidhja më e më janë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Mustafaj.