Aktualitet

“Kushtet, jetike për çeljen e negociatave” – Lega korrigjon raportin e PE














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:03 - 05/03/21 |
mapo.al

Në rezolutën e miratuar dje nga Parlamenti Europian kërkohet qartazi dënimi i shitblerjes së votës, dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 25 prill.





Mediat pranë qeverisë Rama raportuan se Parlamenti Europian në të vërtetë ka rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë, duke mos i kushtuar shumë rëndësi kërkesave kyçe.


Por raporteri për Shqipërinë në grupimin e Partive Popullore Europiane, David Lega, ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, duke thënë:




Deklarata për shtyp e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet PE-Shqipëri thotë se ne mbështesim mbledhjen për Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe nisjen pa vonesa të mëtejshme të negociatave të anëtarësimit.


POR ka harruar të përmendë “…pas përmbushjes së plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i BE”.


Ky është një gabim i dukshëm, tepër i rëndësishëm, pasi kushtëzimi është jetësor në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të korrigjohet, me kërkesën time.

Postimi i David Lega-s në “Twitter”:

Lexo edhe :  Ftesa - Basha: Rama humbës, jo pjesë e qeverisë tonë

 

 

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas