Kryesore

Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë, Meta letër KED: Përshpejtoni punën, vonesat të pajustifikueshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:56 - 16/09/20 |
mapo.al

Presidenti Meta i ka dërguar një shkresë zyrtare organeve të reja të drejtësisë, Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, lidhur me ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.


Në letrën drejtuar KED, Meta shpreh shqetësimin se ecuria e këtij organi, pra e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, nuk është me ritmin e duhur.


Kreu i shtetit, mësohet se ka përsëritur edhe një herë se ngritja sa më shpejt e këtyre dy gjykatave është një kusht për integrimin.


Meta ka vënë re se edhe pse letrat e tij dhe kërkesat e tij janë të përsëritura, sërish KED ka vonesa të pajustifikueshme.


 


 

 


Etiketa: , , ,

Pas