Aktualitet

Shembja e Teatrit e ligjshme? Juristi zbërthen pikën 4 të vendimit të GJK














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:58 - 02/07/21 |
mapo.al

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot ligjin special të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e Teatrit të Ri. Kushtetuesja pranoi tre nga kërkesat e presidentit Ilir Meta, ndërsa rrëzoi të katërtën, atë për vendimin e Këshillit Bashkiak, që i hapi rrugë shembjes së ndërtesës.






Pikërisht pika 4 e vendimit është ajo që po ha diskutim, pasi theksohet se: “rrëzimi i kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.


Në vendim theskohet se u rrëzua kërkesa e presidentit për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak mbi shembjen e Teatrit.







Por a nënkupton kjo se shembja e Teatrit ishte e ligjshme?



Lidhur me këtë pyetje, avokati Adriatik Lapaj i është përgjigjur një ndjekësi.



Lapaj thekson se, “Jo, shembja e teatrit nuk është e ligjshme, por për këtë pikë nuk u krijua krijua shumica prej 5 votash parashikuar nga neni 73 pika 4 i ligjit 8577/2000 në lidhje me juiridiksionin e kësaj gjykate për shqyrtimin e çështjes”.

Replika me komentuesin në FB

Komentuesi: Pika 4 pëkthehet që shembja është e ligjshme?

Adriatik Lapaj: Jo. Për këtë pikë nuk u krijua shumica prej 5 votash parashikuar nga neni 73 pika 4 i ligjit 8577/2000 në lidhje me juiridiksionin e kësaj gjykate për shqyrtimin e çështjes.

LEXO EDHE:

Gjykata Kushtetuese pezullon ndërtimin e Teatrit të ri

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas