Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon Kuvendin, shfuqizon nenin për protestat: S’ka nevojë për leje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 05/05/21 |
mapo.al

Gjykata Kushtetuese detyron Kuvendin që brenda 6 muajve të ndryshojë nenin 262 të Kodit Penal që lidhet me protestat, pasi askush që kërkon të protesojë nuk duhet të marrë leje më parë nga institucionet.






Tubimet e paligjshme quheshin kundravajtje penale dhe dënohej me gjobë deri në 2 vite burg, dhe me vendimin e Kushtetueses ato nuk do të konsiderohen më të tilla.


Njoftimi i Kushtetueses:





Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 04.05.2021 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen me kërkues Gjykatën e Apelit Shkodër, me objekt: “Shfuqizimi i togfjalëshit “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si i papajtueshëm me nenet 17, pika 1 dhe 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Lexo edhe :  Shembja e Teatrit, Gjykata Kushtetuese cakton datën e shqyrtimit të çështjes


Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese


VENDOSI:

  1. Pranimin e kërkesës.
  2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
  3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
  4. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

15


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas