Aktualitet

Kushtetuesja vendos për Metën në shtator, relatori kërkon 45 ditë kohë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:07 - 09/07/21 |
mapo.al

Gjykata Kushtetuese pritet që të diskutojë në fillim të muajt shtator kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.






Relatori i çështjes Përparim Kalo, ka kërkuar 45 ditë kohë për t’u njohur me dosjen, e kjo ka bërë që debate kushtetues të zhvillohet në të njëjtën kohë kur Meta do të ketë në dorë për të vendosur mbi kabinetin e ri qeveritar të Edi Ramës.


Gjykata Kushtetuese, do të diskutoje mbi fatin e Ilir Metës, në të njëjtën kohë kur ai do të këtë në dorë emrat e kabinetit qeveritar.







I gjithë debati kushtetues pritet të zhvillohet në fillim të muajit shtator, kohë kur nis sesioni i ri parlamentar dhe Ilir Meta, do duhet të shprehet me dekrete për emrat e kabinetit të ri të Edi Ramës.



Relatori Përparim Kalo, ka kërkuar 45 ditë kohë që të njihet me dosjen për të përgatitur materialin. Pas këtij procesi do të përcaktohet data e seancës ku do të shqyrtohet vendimi i kuvendit për shkarkimin e tij.

Lexo edhe :  Meta dekoron 4 ish-të përndjekur politikë në Korçë: Luftuan për demokracinë


Dosja e dorëzuar nga kuvendi është voluminoze dhe trupës gjykuese kushtetuese i duhet kohë të njihet me argumentet e parlamentit.

Ajo çfarë mbetet me interes është fakti në qoftë se Gjykata Kushtetuese do ta marrë vendimin për kreun e shtetit me 7 anëtarë sa ka aktualisht, apo kjo kohë do t’i shërbejë institucioneve për të plotësuar vendet vakante duke e çuar numrin e gjyqtarëve në 9.

Në Gjykatë Kushtetuese mungojnë dy anëtarët e Gjykatës së Lartë ndërsa kryetarja Vitore Tusha, vazhdon të qëndrojë në detyrë edhe ndonëse mandati i ka përfunduar.

Gjykata e Lartë duhet të plotësohet me 10 anëtarë nga 7 që ka aktualisht, në mënyrë që të mund të nisë procedurën për plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë ka nisur, ku 3 kandidatë janë në proces pikëzimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërsa pranë Gjykatës së Lartë 9 kandidatë kanë shprehur interes për 3 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas