Aktualitet

Akuza e Bashës/ Gjiknuri: Gati të largohem nga Komisioni i Reformës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:40 - 19/09/19 |
mapo.al

Ish-ministri Damian Gjiknuri, sot bashkëkryetar i Komisonit të Reformës Zgjedhore ka reaguar pas deklaratës së djeshme të kreut të PD-së Luzim Basha, i cili në një përgjigje ndaj letrës së Kryeministrit Rama tha se “S’mund të fshihemi pas letrave, flet-rrufeve publike apo kërkesave të pa sinqerta. Apo provokimeve të rënda si ai i ftesës nga Damian Gjiknuri, i dyshuari kryesor i dosjes 184”.






Në përgjigje të Bashës, z. Gjiknuri deklaroi  se është i gatshëm të largohet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.


“Kërkesa e opozitës është absurde megjithatë unë jam i gatshëm ta rishikoj pozicionin tim pas konsultimeve me PS. Unë nuk jam i dënuar nga asnjë gjykatë. Isha ideatori i nismës që opozita jashtë parlamentare të kishte vendin e vet në komisionin e reformës’, tha Damian Gjiknuri.





Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama përmes një letre publike, postuar në facebook i kërkoi Bashës dhe kryetarëve të tjerë të partive opozitare të ulen në tryezë për Reformën Zgjedhore. “Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte”, shkroi Rama.



Sakaq, lideri demokrat Lulzim Basha u përgjigj: “Zgjidhja e krizës politike duhet të vijë vetëm përmes vullnetit politik. Nuk mund të fshihemi as pas letrave publike, as pas kërkesave të pasinqerta, nuk mund të fshihemi as pas provokimeve të rënda, siç është ai i ftesës nga një individ, Damian Gjiknuri, i cili është i dyshuari kryesor, ndër të dyshuarit kryesorë të dosjes “184”. Nëqoftëse ideja e reformës zgjedhore përfshin Damian Gjiknurin, atëherë le të ftojnë edhe Ymer Lalën, le të ftojnë Safet dhe Enver Bajrin, le të ftojnë Emiljano Shullazin, le të ftojnë Avdylajt, sepse kjo është një tallje dhe një provokim për të gjithë shqiptarët”. 



1


Etiketa: , ,

Pas