Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video-mesazh në rrjete sociale ku përmblidhen disa nga momentet kyçe të jetës së tij poltike por edhe të Shqipërisë
“Sot ju përshëndes miq me këtë video si kushtrim për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo shqiptar”, shkruan ish-kryeministri,
Mesazhin e shoqëron me pamjet nga takimet e shumta që ai ka zhvilluar që nga dita e parë e demokracisë dhe deri tek anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.