Një problem është konstatuar pak minuta më parë gjatë numërimit në Njësinë 4 në Tiranë, ku ka rezultuar se në një kuti votimi, ka rreth 50 vota më shumë se sa votues.
Bëhet fjalë për kutinë me numër 1792.
Gazeta Mapo ka mësuar se procesi është ndërprerë dhe po shihet se çfarë do të ndodhë, çfarë vendimi do të merret.
Gazeta Mapo u përpoq të merrte një konfirmim zyrtar, por në këtë moment është e pamundur. Pritet një reagim nga palët, veçanërisht nga Opozita.
Fotoja me sipër, është nga tavolina e numërimit në Qendren e Votimit.