Aktualitet

Kutitë e Lezhës/ Spiropali: Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte






               Publikuar në : 13:54 - 12/07/19 |
mapo.al

Partia Socialiste ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi votat e 11 kutive në Bashkinë e Lezhës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Elisa Spiropali tha se rinumërim tregoi se votimi i 30 qershorit ka qenë i rregullt.


“U gjetën vetëm tre vota të ngatërruara, të shkëmbyera mes Kaçaj e Ndocajt, pa ndikim fare… rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte”, tha Spiropali.

Sakaq, Kryeministri Rama ka shpërndarë në facebook videon e Spiropalit, duke bërë këtë koment: “Rinumërimi i 11 kutive në Lezhë me kërkesë të një kandidati kundërshtar të Partisë Socialiste, provoi se sa shumë ndryshojmë ne me partitë e “kutive të gabuara” e të manipulimeve të një kohe të shkuar, që sot festojnë një fitore imagjinare në dëshpërimin e tyre prej humbësish kronikë të pashërueshëm!”

Lexo edhe:Klement Zguri: Në kuti më shumë vota se votues


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas