Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar anti-kushtuetues dhe të padëgjuar më herët vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pas dorëheqjes së Alqi Bllakos.
Nga Kuvendi, Alibeaj tha se vendimi nëse do i hiqet mandati Bllakos, duhet të merret nga ky Këshill.
“SPAK ka kërkuar me shpresë ‘heqjen e imunitetit’ për Bllakon. SPAK në datë 29 mars këtë kërkesë për dhënie autorizimi për arrestimin e Bllakos. Kjo është një kërkesë Brenda kornizës procedurale, pas kësaj kërkesë ka pasur, nga kryetarja e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit, sot ora 18:00, në mënyrë të habitshme, edhe për ne deputetët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, në e-mail, erdhi një njoftim, sipas së cilit Kuvendi në mënyrën më anti- ligjore, u vendon anulimi I mbledhjes. E çuditshme, në shkelje të Kushtetutës e rregullore. Është Këshilli që vendos dhënien e autorizimit, ose jo, pra heqjen e imunitetit ose jo. Pa këtë përgjigje ka një mungesë, një mangësi. Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se gelët pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK. 5 deputetë të opozitës është paraqitur një kërkesë e protokolluar, që ka këtë objekt “kërkesë për thirrjen e Këshillit të mandateve”, tha Alibeaj