Aktualitet

Kuvendi e shkarkoi/ Kushtetuesja cakton datën e seancës për Ilir Metën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 17/11/21 |
mapo.al

Beteja ligjore për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të nisë vitin e ardhshëm.






Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 18 janar 2022 për seancën e parë, ora 10:00.


Më 9 qershor 2021, Kuvendi miratoi me 104 vota pro shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.







Ndërkohë kundër shkarkimit të tij, votuan 7 deputë dhe 3 abstenim.




Pro votuan dhe deputetë të opozitës por dhe ata që nuk do të jenë më në parlament në shtator.



Ndërkohë më 14 qershor 2021, Kuvendi dorëzoi kërkesen në Kushtetuese.

Zyrtarisht presidentit Ilir Meta i mbaron mandati në korrik të vitit 2022.

Meta: Shkarkimin tim nuk e kam fare në axhendë
Një ditë më parë, Meta në një intervistë për “Ora e Betit” në Rtv Ora tha se shkarkimi i nisur nga mazhoranca nuk ekziston si çështje në axhendën e tij.

Pyetje: Po kjo Gjykatë Kushtetuese pritet gjithashtu të vendosë edhe për kushtetutshmërinë e vendimit të Parlamentit të kaluar për shkarkimin tuaj. Çfarë do të bëjë Presidenti Ilir Meta në rast të një vendimi për shkarkim?
Presidenti Meta: Presidenti nuk merret fare me këtë çështje. Me këtë çështje merret vetëm Këshilltari Juridik i Presidentit të Republikës. Kemi disa këshilltarë, por Këshilltari kryesor zoti Bledar Dervishi. Kjo është një çështje që nuk ekziston fare në axhendën e Presidentit të Republikës Ilir Meta! Nuk ekziston fare një çështje e tillë!

Pyetje: Edhe në rast se Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin tuaj?
Presidenti Meta: Nuk ekziston kjo gjë! Jo gjykata, por edhe gjithë bota e ka pasur të pamundur përpara 25 prillit të shkarkonte Presidentin e Republikës! Dhe sot mund t’ju them se edhe një nga qëllimet e atyre që nxitën djegien e mandateve, që nxitën lojërat për zgjedhjet vendore dhe gjithë ato kriza që u krijuan në Shqipëri, tani po kuptohet qartë si u krijuan, kush i krijoi, dhe që janë më të hershme se sa mendoni ju dhe ne: Ata kishin plan edhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por nuk ishte ky problemi. Kishin në plan që edhe Gjykata Kushtetuese të kapej që para tri vitesh me shpejtësi.

I mbani mend ato që betoheshin te Lana apo nuk i mbani mend? I harruat ju këto gjëra dhe thoni: Ku jemi pas kaq kohësh në Shqipëri. I harruat! Harrojini! Se ju serviren lajme të tjera: Çfarë ka veshur Presidenti sot! Apo Presidenti e rriti tonin aty! Shikoni ata fermerët atje që po falimentojnë! Ai është problemi i Shqipërisë, sepse në qoftë se bie mbjellja 30%, bie prodhimi aq, në invers shtohet numri i njerëzve që ikin. Se po nuk u mbështet bujqësia, po nuk u mbështet turizmi, do të ikin njerëzit se njerëzit e Shqipërisë me këto jetojnë, nuk jetojnë me reklama!

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas