Aktualitet

Kuvendi hap thirrjen për dy vendet vakante në KLGJ dhe KLP














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 13/10/20 |
mapo.al

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur thirrjen për zëvendësimin e dy vendeve në dy institucionet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP.






Kuvendi i Shqipërisë ka hapur thirrjen për zëvendësimin e dy vendeve në dy institucionet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP. Sipas Kuvendit, vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ato të Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit, ndërsa vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë ato të Maksim Qokut dhe Erjon Muharremajt.


Dy anëtarët e KLP dhe KLGJ janë të zgjedhur nga Kuvendi dhe janë me mandat 3 vjeçar. Kuvendi i ka votuar ata në shkurt të vitit 2018, dhe sipas këtij institucioni, mandati i tyre përfundon në shkurt 2021. Megjithatë, puna e KLGJ e KLP ka filluar zyrtarisht në dhjetor të 2018-ës. Sipas KLGJ e KLP konsiderohet se mandati i tyre tre vjeçar përfundon në dhjetor të 2021-shit.

Për këtë arsye ditën e sotme, të dyja institucionet janë mbledhur për të diskutuar dhe për llogaritjen e afatit dhe përcaktimin se kur mandatatet tre vjeçare të anëtarëve të tyre përfundojnë. KLP ka vendosur fillilim e mandatit në dhjetor 2018” – thuhet në njoftim.






1


Etiketa: , ,

Pas