Aktualitet

Kuvendi i Kosovës voton sot qeverinë e re, me kryeministër Avdullah Hotin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 03/06/20 |
mapo.al

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot në orën 11:00 seancën për votimin e qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin nga radhët e LDK-së.


Seanca e jashtëzakonshme u thirr një ditë më parë nga deputetët e Lidhjes Demokratike, partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe ajo minoritare serbe.


Pas mbledhjes së kryesisë parlamentare, shefi i grupit të LDK-së, Arben Gashi, u deklarua i bindur se ekipi i tij politik do i sigurojë votat e mjaftueshme.


Po dje, LDK mblodhi Kryesinë, e cila bëri publike dhe emrat e Ministrave të kabinetit të ri qeveritar. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, siguroi se kjo qeveri e re do të jetë me mandat të plotë dhe jo një qeveri tranzitore.


“Ne po punojmë që Kosova të ketë një qeveri të re. Kjo qeveri e re do të punojë me pritje për mandatin e plotë. Në qoftë se subjeketet politike në Kuvend dhe LDK në vazhdim të punës së kësaj qeverie shikon ndonjë interes tjetër të vendit, ne mund të bisedojmë me partnerët e koalicionit, edhe me subjekte të tjera politike në parlament. Ne nuk e konsiderojmë si qeveri tranzicioni. Ne e konsiderojmë si qeveri me mandat të plotë, e cila merr detyrat në bazë të asaj çfarë kushtetuta e Kosovës parashikon”.

LDK-ja ka arritur koalicion për bashkëqeverisje me AAK-në e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt dhe me grupet minoritare.

Nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e firmave për peticionin që ka kërkesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

VV bëri të ditur se qytetarët mund të japin nënshkrimet e tyre nga ora 10:00 deri në orën 18:00 në sheshin “Nënë Terezë” në Prishtinë, dhe ky aktivitet do të mbahet duke respektuar distancën dhe të gjitha masat për luftimin e COVID-19

Me rrëzimin në parlament të Kurtit më 25 mars, Gjykata Kushtetuese të enjten e kaluar mbështeti presidentin Hashim Thaçi për mandatimin e Hotit për kryeministër.

Kreu i Vetëvendosjes kishte propozuar që boshllëku qeveritar të zgjidhej me garë elektorale, duke e cilësuar dekretin presidencial manovër jokushtetuese.

Emrat dhe postet e ministrave të LDK-së

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Hykemte Bajrami – Ministër i Financave

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Agim Veliu– Ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi– Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas