Aktualitet

Kuvendi i PD, Ristani “godet” Bashën: Fshehja e së vërtetës nuk do ta çojë larg














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:02 - 18/07/21 |
mapo.al

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, një nga kritikët e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar demokrat ditën e djeshme






Ristani thotë se vendi ka nevojë për një opozitë të besueshme. Ristani thotë se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit, por nuk gjetën forcën dhe kurajon për të analizuar veten.


Ristani thekson se fshehja nga e vërteta me metodën e strucit nuk do i çojë larg.







“Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajon dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten.



Fshehja nga e vërteta me metodën e strucit, nuk do i çojë larg. Vendi ka nevojë ulëritëse për opozitë të vërtetë dhe alternativë të besueshme” shkruan Ristani.

Lexo edhe :  Demokratët në udhëkryq


Ristani ishte mes 600 emrave në garë për një vend në Këshillin e ri Kombëtar. Rezultatet e votimit pritet që të zyrtarizohen ditën e sotme.

LEXO EDHE:

Vazhdon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD, kur shpallet rezultati

1


Etiketa: , ,

Pas