Deputeti i zgjedhur i PD-së për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kritikave dhe sugjerimeve të Mark Markut për rithemelimin e partisë, nga Kuvendi Kombëtar i PD.
Ai thotë se partia është e gatshme të bëjë sakrifica por regjimet kanë treguar se rrëzohen me qëndresë.
Alibeaj thotë se qëndresa duhet mbështetur në moral dhe fton demokratët që të “luftojnë” për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve.
Sipas tij, ky nuk duhet të jetë vetëm aksion politik i opozitës por edhe i gjithë shoqërisë shqiptare.
“Nga ana tjeter ne Partia Demokratike, ne kushtet aspak me te favorshme, respektuam demokracine e brendshme, te drejten per te zgjedhur e per tu zgjedhur. Ndoshta me pak kundrakohe, porse detyrimet thelbesore te demokracise ne cdo kohe duhen respektuar. E ne fakt, demokratet edhe pse pjesa me e lenduar nga masakra zgjedhore e 25 prillit, diten dhe gjeten forca brenda vetes te japin leksion te madh maturie ndaj shoqerise shqiptare: jemi ne regjim; regjimi permbyset me perballje; perballja ka kosto; perballja eshte e vazhdueshme. Ashtu si pakuptuar, ka dhene leksionin me te madh e ndoshta te vetem per kete situate: mjeti i vetem per te perballur regjimin eshte qendresa. Eshte rezistenca. Eshte persistenca, pa u lodhur, deshperuar apo trishtuar. Qendrese duke u mbeshtetur tek morali dhe vlerat themelore te demokracise.
E drejta e votes se lire te shqiptareve eshte frymezimi, aspirata dhe synimi i vetem ne kete beteje. Kjo eshte dhe duhet te jete edhe aksioni politik tashme. Jo vetem i opozites, PD-se por i vete shoqerise shqiptare. Tashme ajo cka deri pak kohe me pare edhe mund te konsiderohej si lufte, beteje apo perpjekje per te fituar qeverisjen, duhet te jete edhe aksioni politik tashme.
Jo vetem i opozites, PD-se por i vete shoqerise shqiptare. Tashme ajo cka deri pak kohe me pare edhe mund te konsiderohej si lufte, beteje apo perpjekje per te fituar qeverisjen, duhet te shnderrohet e konsiderohet si beteje, lufte apo perpjekje per rikthimin e demokracise. Duhet te jete ky dhe do te jete ky, misioni i shqiptareve te ndershem e patriote qe i bashkohen kesaj kauze” – tha Alibeaj.
Alibeaj tha gjithashtu se “analizimi i humbjes së zgjedhjeve do të ishte e mirë që të bëhej në kushtet e pabarazisë me të cilën u përball sipas tij PD-ja”.
LEXO EDHE:
Mark Marku: PD në pikën më kritike, Kuvendi Kombëtar teatër absurd