Një muaj para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike nuk ka thirrur ende Këshillin Kombëtar.
Në Partinë Demokratike vijon të ketë paqartësi nëse Kuvendi i fund Prillit do të mblidhet për të miratuar vetëm ndryshimet në statut apo do të zgjedhë edhe organet e reja të partisë.
Anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati thotë se kryetari i partisë, Lulzim Basha po luan shpesh me teorinë e “faktit të kryer”…
“Mbaroi marsi, dhe Basha nuk e ka thirrur Këshillin Kombëtar…Shumë kohë nuk ka…Por dhe opsione ka pak…në fakt vetëm 2 tani…Ose bëhemi bashkë dhe imponohemi që të zgjidhet kryetar i ri… Ose le ta gëzojë PD-në Basha dhe Rama të gëzojë Bashën dhe PD-në e mbetur…Vjen një pikë, siç thotë populli, kur fjalët e shumta janë fukarallëk”, shkruan ajo në Facebook.