Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kuvendi Kombëtar/ Basha: Fitorja nuk vjen duke pasur një non grata mes nesh

by mapo.al
18/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, deklaroi se me një person “non grata” nuk mund të kthehesh në pushtet.

“Fitorja nuk mund të vijë kurrë duke pasur një “non grata” në radhët tona. Ajo që ka ndodhur pas 9 shtatorit po na ndryshon dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë”, u shpreh Basha.

“Është e vështirë të shpjegohet me fjalë kjo çështje, përgjegjësitë që lindin në raste të tilla. Në rastin tonë, mençuria për të njohur diferencën mes gjërave që duhet të pranojmë dhe atyre që mund të ndryshojmë, ishte fare e qartë. Përballë historisë së partisë sonë, rruga e vetme ishte mbrojtja e PD-së për një të nesërme më të mirë”, shtoi kreu demokrat.

Basha theksoi se kuvendi i sotëm i Partisë Demokratike duhet të afirmojë proamerikanizmin e saj: “Rreth partisë sonë kanë ndodhur akte që nuk kishin ndodhur më parë, që këtij Kuvendi i japin një status tjetër. Ky Kuvend është dhe duhet të jetë Kuvend i afirmimit të proamerikanizmit, pas një periudhe të gjatë kundërvëniesh me aleatin tonë strategjik”.

“Pas shpalljes së Berishës non grata, jemi përballur me një fushatë të pashembullt, në kufijtë e përplasjes civile, me metoda nga më të ultat të një grupi të vogël, por zhurmëmadh. Më takonte mua të kthehesha në rrufepritës së akuzave që vërshojnë si lumë. Unë i kam pranuar këto rrufe dhe i pranoj me lehtësinë më të madhe sepse e di që nuk e bëj për veten time, por për Partinë Demokratike dhe në emër të demokratëve. E vërteta është shumë e thjeshtë: drama e Berishës duhej shuar duke krijuar një dramë mbi demokratët. Duke dëmtuar PD-në. Por, unë nuk mund ta pranoja këtë sepse PD-ja nuk është pronë e askujt, por pasuri e kombit”, deklaroi Basha.

Tags: Kuvendi KombëtarLulzim Basha

JU SUGJEROJME

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
Bota

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse

17/05/2022
Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut

17/05/2022
Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
Bota

Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda

17/05/2022
Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së
Bota

Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së

17/05/2022
Next Post
Basha: Konflikti i Berishës me SHBA na ka lënë jashtë pushtetit

Basha: Konflikti i Berishës me SHBA na ka lënë jashtë pushtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Tatimet: 100 më të pasurit e Shqipërisë, të parët që do të hetohen
  • Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
  • Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
  • Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
  • SHIFRA E DITËS: Çmimet u rritën, qeveria tejkalon planin, i shtohen 96 mln euro arkës për 4 muaj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In