Aktualitet

Kuvendi masa të forta anti-COVID, deputetët të shpërndarë në llozha dhe te vendi i gazetarëve (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:52 - 29/07/20 |
mapo.al

Tre deputetë rezultuan me koronavirus një ditë më parë. Pasi u dezinfektuan ambientet e brendshme të sallës së seancave plenare, Kuvendi ka marrë masa të rrepta për seancën e sotme.


Siç duket në këto foto, në sallën e seancave plenare është krijuar distancimi fizik mes deputetëve duke moslejuar uljen e tyre më afër se 1.5 m larg.



Pjesa tjetër e ligjvënësve janë ulur në llozhat anësore dhe disa të tjerë janë te vendi i gazetarëve në katin e dytë.


Të gjithë deputetët në seancën e sotme janë të pajisur me maska. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan tamponim për të gjithë ligjvënësit në përfundim të seancës. Një ditë më parë rezultuan me COVID-19 deputetët Ralf Gjoni dhe Enver Roshi nga opozita parlamentare0 dhe Eljo Hysko i PS-së.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas