Aktualitet

Kuvendi mblidhet për ta shkarkuar, Meta me këngë e valle në Presidencë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:08 - 09/06/21 |
mapo.al

Teksa Kuvendi është mbledhur sot për shkarkimin e Ilir Metës, ky i fundit ka pritur në Presidencë Ansamblin Folklorik të Dibrës, “Haziz Ndreu”.






Mbledhja e Kuvendit posaçërisht për shkarkimin e kreut të shtetit është shoqëruar edhe me debate. Deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi ka debatuar me Vasilika Hysin duke kërkuar vlerësimin e një eksperti për nismën e ndërmarrë.


Ndërsa Meta nga ana tjetër lidhur me aktivitetin në Presidencë, shprehet se dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.







Mjeshtri Bujar Kapexhiu i cili ndodhet në Presidencë në aktivitetin e organizuar nga Meta, thotë se njëkohësisht në një sallë të mbyllur po thuren intriga, duke iu adresuar Kuvendit.



“Në një sallë të mbyllur thurren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë.”-shprehet Kapexhiu.

Lexo edhe :  Protestë në Tiranë kundër vaksinimit të detyrueshëm: Nuk jemi kavje/ VIDEO+FOTO


Duket se Presidenti Ilir Meta është i pashqetësuar për vendimin që do të dalë nga votimi në Kuvend, të cilin ai e konsideron njëpartiak. Kreu i shtetit ka thënë se do të vazhdojë detyrën si President deri më 24 korrik 2022, atëherë kur i mbaron edhe mandati.

Në rast të shkarkimit, presidenti Meta do të bëhet presidenti i parë i shkarkuar i Shqipërisë në epokën 30-vjeçare që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin 50-vjeçar dhe i hapi rrugë tranzicionit demokratik.

Nisma për shkarkimin e Metës nga mazhoranca
Kujtojmë se kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor. Ndërkaq Meta ndonëse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas