Kryesore

99 vota për “5 qershorin”/ Ambasada e SHBA: Shqipëria më pranë BE-së





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:39 - 23/07/20 |
mapo.al

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit sot në Kuvend.


Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ambasada amerikane thekson se: “ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian”. “Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”.


Gjithashtu, ambasada e SHBA vlerëson edhe rimbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore, ndërsa thekson me rëndësi transparencën dhe gjithëpërfshirjen në këtë tryezë.


“Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”, vijon deklarata e ambasadës së SHBA.


Deklaratë e ambasadës së SHBA
Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike. 

LEXO EDHE: 

Reforma Zgjedhore, Kuvendi voton me 97 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas