Aktualitet

Kuvendi nuk njeh Berishën si pjesë të grupit parlamentar të PD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 16/09/21 |
mapo.al

Kuvendi nuk njeh ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë të grupit parlamentar të PD.






Seancën e kaluar, lideri historik i PD dorëzoi formularin në Kuvend ku shkruante se ishte anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërsa më herët PD kishte dorëzuar emrat e deputetëve anëtar të grupit parlamentar, ku mungonte Berisha.


Sot Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar listën e deputetëve të grupit parlamentar të PD, ku emri i Berishës sërish mungon.







Sipas rregullores së Kuvendit një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit.



“Deputetët mund të formojë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Aktualisht grupi parlamentari i Partisë Demokratike ka në përbërje 44 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Alfred Rushaj”, thuhet në rregulloren e Kuvendit

Lexo edhe :  Basha: Jam gati të takohem me Sali Berishën


Nga ana e tij, ish-kryeministri ka deklaruar se do jetë pjesë e grupit parlamentar të PD në Kuvend.

212


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas