Sot do të zhvillohet seanca plenare, ndërsa në rendin e ditës janë disa çështje, por dy pritet që ta dominojnë; interpelanca e opozitës së re, që është e para, me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për sigurinë pas grabitjes së Rinasit dhe debati për mocionin e votuar nga Holanda për rikthimin e vizave për shqiptarët. Ndërkohë që në Kuvend pritet që të bëjnë betimin edhe deputetët e radhës së opozitës së re. Deri tani numri i deputetëve nga të dyja palët ka arritur në 102.
Paralelisht me punimet e Kuvendit, jashtë do të ketë sërish protestë nga opozita. Do jenë të rinjtë e FRPD dhe LRI ata të cilët do protestojnë në hyrje të sallës së seancave plenare. Policia ka marrë masa duke vendosur gardh hekuri në pjesën përpara Kuvendit dhe nga ana e pedonales, ndërsa forca të shumta policie do përbëjnë kordonin e sigurisë.
Rendi i ditës i Kuvendit
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.04.2019
Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend
Interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës
Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018
Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2018
Akt Normativ nr. 1, datë 20.03.2019 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar
Projektvendim “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”