Ditën e djeshme dy Grupet Parlamentare të PD-së dhe LSI-së bënë thirrje për mosbindje të qytetarëve.
Partia Demokratike sot ka bojkotuar Komisionin e Ekonomisë, ndërsa nga LSI i pranishëm ka qenë vetëm Edmond Haxhinasto, kurse Përparim Spahiu ka munguar.
Ish-ministri i Transporteve, i cili është shprehur pro vendosjes së tarifës për kalimin në rrugën Durrës- Kukës gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ishte i pranishëm kur deputetët socialistë po diskutonin për ratifikimin e dy marrëveshjeve.
Kujtojmë që pas mbledhjes së mbrëmshme, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u shprehën se do të ketë protesta popullore në të gjithë Shqipërinë kundër taksave të vendosura nga qeveria e Ramës.