Ashtu siç u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.
Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.
Kodi Zgjedhor hyn automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare.