Kuvendi ka rrëzuar me 83 vota dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin në “Policinë e Shtetit”, ndërsa 9 deputetë votuan pro dekretit dhe 9 abstenuan.
Sipas mazhorancës, kthimi që Presidentit Meta i bëri ligjit ishte një vendim politik.
Komisioni do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja.
Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina.
Komisioni do të administroje dokumentacionet dhe do të hartojë një raport përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit Dick Marty mbi pretendimet për krime luftë.