Aktualitet

Kuvendi voton me 77 vota pro dhe 53 kundër, qeverinë “Rama 3”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:52 - 17/09/21 |
mapo.al

Seanca maratonë e kuvendit të Shqipërisë e nisur paraditen e djeshme ka përfunduar mëngjesin e kësaj të premteje.






Në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm deputetët e pranishëm në sallën e kuvendit kanë votuar kabinetin qeveritar “Rama 3”.


Nga votimi u dha rezultati nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.







Ndërkaq pas votimit tashmë të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë Rama 3 do të betohen para Presidentit të Republikës Ilir Metës.



Ndërkohë kujtojmë se seanca plenare e së enjtes ka nisur me prezantimin e programit të qeverisë nga kryeministri Edi Rama më pas është shoqëruar me debate nga ana e opozitës në lidhje me pyetjet që kishin për programin.



Debatet mes opozitës dhe mazhorancës kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas