Blog

Kuvendi ynë monist






               Publikuar në : 19:50 - 04/09/19 |
mapo.al

Zef Zefi


Kuvendi i Shqipërisë siç dihet mbrëmë mbylli hapjen e stinës parlamentare. Përveç deputetëve të partisë mëmë, kanë nderuar me pjesmarje e duartrokitje dhe përfaqësuesit e organizatave të masave; gjuska i shoqatave të rrobaqepësve, hajdarina shefja e shoqatës së mendjehollëve të gjeopolitikës atllantike dhe murriska “down” i bashkimit të shendetligëve të pllanetit.

Kryetari ose “dedushka” historik që vjen nga epoka e moçme e dull-babit me aprovimin e plotë të skenderbuçkut në mungesë, hapi seancen që konsistoi në tematizimin e një seri “kleçkash” të rëndësishme për fatin e konsolidimit të totalitarizmit ultra-ramist 99-karatësh.

E para është sharrimi i dekreteve, kundër/dekreteve dhe nën/dekreteve.

Për këtë ulëziu i drejtësisë parlamentare në vend të kandarit bashkë me skuadriljen e sqifterave të Dibres, Durrësit, Elbasanit, të shquar në votime, është pajisur me sharra, latusha e sqepar. Pret me padurim vetëm ngrehjen e gishtit të skenderbuçkut për sulm.

Nga ana tjeter skuadra e grave të Përkohëshme të drejtësisë të me shpenake e tërkuza, janë të gatshme për transportin e druve dhe pastrimin e shkurreve, me një fjalë për “tabula rasa”

E dyta kleçkë; ndryshimi i fletushkës së Kushtetutës, për furnizimin me kompetenca “extra” të të gjithë pjetrinave të komiteteve ekzekutive që dolën nga votimet e rrëzuara nga populli armik i 30 Qershorit.

E treta; në emër të “derzhavës” së skenderbuçkut, spiropalja raportoi pllanin e XV dhe hodhi tezat e reja për pllanin e XVI pesë vjeçar nën udhëheqjen social-punizmit. Mes të tjerash me optimizëm të cilësuar, njoftoi se bombolat e lëndëve helmuese falë bujarisë së Aleksandrit me “viç e çiç” për Sandrin pa “çiç” janë rimbushur dhe në gadishmeri të plotë për stinën e re të protestave të popullit armik.

E katërta ose “kleçka kardinale” shumë e rëndësishme, mbetet “rrximi” i Presidentit. Rrximi do bëhet me aksion me goditje të përqëndruar e të rrufeshëm në një moment oportun dhe pa bujë.

Gjatë seances siç u vu re, hajdarina nuk mujti me ndejt pa ngrejt gisht. Ajo në emër të “përqarjes” së Shqipërisë bëri apel se parlamenti ruçist i 15% të Shqipërisë nuk duhet të harrojë nderimin dhe homazhet e duhura për viktimat e 25 pjetrinëve me kajmak që ranë në perleshje me ligjin për dekriminalizimin e institucioneve.

Ruç-kryetari me vetllat e nxira karbon duke mbyllur hapjen e sezonit, bëri dhe një dekllaratë që do të kalonte pa u fokusuar, po të mos krisnin shuplakat e forta të braçit.

“Për këdo që ka ndonjë dyshim,-tha “dedushka”- ky Parllament është legjitim.”

Po të duash, “hec e merre vesh!”

Sidoqoftë kuvendi e mbylli hapjen e sesionit me sukses.


Etiketa: ,

Pas