Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë ndodhur dje në Shkodër, ku u vra 25-vjeçari Emiljano Ndou në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Autori i dyshuar Mark Kodra sipas burimeve e ka qëlluar viktimën me automatik kallashnikov pasi pretendon se 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte duke i sjellë probleme.
“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës. Në fjalët e para autori ka deklaruar se viktima para se ta vriste i ka kaluar me një motor përpara shtëpisë duke bërë shumë zhurmë.
47-vjeçari ka treguar se në atë moment ka marrë armën automatik kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas burimeve dyshohet se më përpara viktima ka ngacmuar vajzat e shtetasit Mark Ndou dhe se palët edhe më herët kanë debatuar për këtë çështje.
Në rrjetet sociale para se të vritej ka publikuar pamje duke lëvizur me motor dhe duke drekuar me miqtë e tij. Pikërisht, me motor ka qenë Emiljano Ndou kur po kalonte në rrugën e lagjes, por breshëria e plumbave i preu në mes rrugën dhe jetën.
LEXO EDHE:
Tronditet sërish Shkodra, ekzekutohet me kallashnikov një 25-vjeçar
Vrasja në Shkodër, autori: Ndou bëri zhurmë me motor, më ngacmonte vajzat