Aktualitet

Ky është burgu më i vogël në botë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 12/05/20 |
mapo.al

Sark është një ishull i vogël me vetëm 2.1 kilometra katrorë, me një popullësi të vogël prej 500 banorë, dhe ka një burg, i cili mendohet të jetë më i vogëli kudo në botë që është në përdorim.



Ndërtesa vërtet kompakte përfshin vetëm dy qeli pa dritare dhe një korridor. Ndërkohë në brendësi të qelive ka shtretër të shtruar me dru dhe dyshekë të hollë. Ky burg u ndërtua në vitin 1856, dhe të burgosurit qendronin vetëm dy ditë, nën rregullat gjyqësore të vendosura në ishull që në shekullin e 16-të. Dhe nëse krimi është më i rëndë ose dënimi i nevojshëm zgjat më shumë, autori i krimit dërgohet në skajin më të largët në Guernsey Channel fqinj.



Thuhet se një nga të burgosurit më të hershëm të Sark ishte një vajzë shërbëtore e re, e cila u burgos sepse kishte vjedhur një shami xhepi nga zonja e saj. Ndërsa krimi i fundit i rëndë në ishull erdhi në vitin 1990 kur një fizikan bërthamor francez i quajtur André Gardes u “përplas” nga Franca në ishull (një distancë prej 25 milje) i armatosur me një armë gjysmë automatike.

Ai deklaroi se ishte Lord i Sark dhe që ishulli tani ishte nën sundimin e tij. Ai u arrestua një ditë pasi erdhi në breg kur u grushtua në fytyrë nga një prej policëve lokal.

 

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas