Aktualitet

Ky është fshati ku lindin vetëm vajza, asnjë mashkull (FOTO)






               Publikuar në : 17:49 - 18/08/19 |
mapo.al

Në Poloni është një fshat, ku prej 9 vitesh nuk ka lindur asnjë djalë.

Bëhet fjalë për fshatin Odrzańskie, i cili në total ka 270 banorë. Pikërisht për këtë lajm, ky fshat kohët e fundit është bërë shumë i famshëm, duke marrë vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare.


Djali i fundit në këtë fshat ka lindur para 9 vitesh, ndërsa kreu i fshatit ka ofruar edhe një shpërblim për çiftin që do të lindë djalë.

“Është surprizë, por unë do të ofroj diçka që do të kënaqte dy prindërit dhe fëmijën që do të lindë”, tha kreu i fshatit.

Është një fshat i vogël dhe raportohet se në 9 vitet e fundit kanë lindur mbi 10 vajza.

Ajo që e bën edhe më interesante këtë fshat është fakti se ekziston një brigadë zjarrfikëse që përbëhet nga vajzat.

Rasti i lindjeve të ulëta në radhët e djemve ka nxitur edhe interesin e shkencëtarëve që kanë ofruar të bëjnë kërkime për të hetuar situatën unike. /ora/


Etiketa: , , ,

Pas