Aktualitet

Ky është i riu shqiptar që u vra në Gjermani (EMRI+FOTO)







               Publikuar në : 21:28 - 14/08/19 |
mapo.al

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra mbrëmjen e kaluar në Volfsburg të Gjermanisë, pas të shtënave nga një automjet në lëvizje. I riu u qëllua nga gjashtë plumba pistolete. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa 19-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.


<
>
keidi pasha3 Keidi Pasha1 keidi pasha4 Keidi Pasha7 keidi pasha6 keidi pasha5

Mediat gjermane raportojnë, sipas dëshmitarëve, se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve. “Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar. Automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi pas ngjarjes, ndërsa ata mbeten të paidentifikuar.

Autoritetet policore thonë se po hetojnë në disa pista për ngjarjen. Në rrjetet sociale dominojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen tragjike të të riut, familja e të cilit ka hapur dyert e mortit.

LEXO EDHE:

Një i vdekur: Plumba nga makina mbi dy shqiptarë në Gjermani


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas