Aktualitet

Ky është Xhovani Gocaj, 25-vjeçari që u vra në Velipojë, bashkë me të vëllanë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 27/06/21 |
mapo.al

Ky është Xhovani Gocaj një nga 4 personat që mbeti i vdekur pak pas mesnate mëngjesin e sotme gjatë një përplasje me armë në Velipojë.






Bashkë me të mbeti i vdekur edhe vëllai i tij, Edmond Gocaj 38 vjeç i cili ishte kthyer nga Anglia për të investuar në Velipojë. Viktima të kësaj ngjarje mbetën edhe Kujtim Ferracaku dhe Myzerim Zeneli, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, Hasan Verracaku dhe Elmilind Dyli, kanë mbetur të plagosur.


<
>
Gjovan Gocaj2 Gjovan Gocaj1 Gjovan Gocaj Xhovan Gocaj1 Hotel Gocaj2

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para mesnatës në plazhin e Velipojës, ku u regjistrua një përplasje me armë zjarri mes pronarëve të bizneseve Ferracaku dhe Gocaj.







Shkak për sherrin u bë vendosja e disa shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.




Kujtim Ferracaku (Verracaku), pronar i Hotel “Fantazia” është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit “Gocaj”.



Palët dyshohet se u konfliktuan mesditën e djeshme për shezlongët dhe konflikti duket se është rindezur sërish gjatë orëve të natës.

Mëngjesin e sotme Velipoja është blinduar nga forcat e policisë qysh në orët e para të ditës, ku është ngritur një grup posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë shkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, si dhe grupi hetimor me specialistët e drejtorisë së Policisë Shkodër.

Po ashtu, në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale RENEA për të kapur autorët e krimit të rëndë.

FNSH dhe RENEA-t po krehin zonën duke kërkuar të përfshirët e tjerë në konflikt dhe po ashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë të të dy hoteleve për të krijuar një panoramë më të qartë të ngjarjes.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas