KMR

Ky vend do të jetë në errësirë për dy muajt e ardhshëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:52 - 21/11/20 |
mapo.al

A kishit dëgjuar më parë për natën polare?


“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik”,-është shprehur meteorologu i CNN Allison Chinchar.


Barrow, qytet në Alaska, nuk do të ketë kontakt me diellin për dy muajt e ardhshëm. Qyteti i vogël gjendet në veri të Rrethit Arktik dhe ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.



Ky fenomen ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës, që ndalon rrezet e diellit të duken mbi horizont.

Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët. Por shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil.


Barrow nuk është i vetmi vend në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listë të natës polare për shkak të vendodhjes larg në veri.


E kundërta ndodh në stinën e verës, kur shfaqet fenomeni i njohur si një diell mesnate ose ditë polare dhe shkakton 24 orë dritë.


Etiketa: ,

Pas