Aktualitet

La jetimë dy fëmijë/ Foto e efektivit që u vra nga trafikantët në Lezhë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:51 - 28/09/21 |
mapo.al

Saimir Hoxha, oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës ishte sot në terren si çdo ditë të punës për të kryer detyrën e tij, por nuk u kthye më nga kjo detyrë.






44-vjeçari mbeti i vrarë teksa ishte së bashku me efektivë të tjerë në terren për të kryer kontrolle për zbulimin e lëndëve narkotike.


Hoxha, ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe kishte një karrierë relativisht të gjatë në Policinë e Shtetit.







Ai u qëllua me breshëri automatiku nga Aldo Rama. Ky i fundit po ruante parcelën me kanabis në momentin kur aty mbërriti grupi i efektivëve të Policisë së Shtetit, për të kontrolluar territorin.




Autori i dyshuar Aldo Rama



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas