Duhet të ndodhte kështu! Futbolli është i paparashikueshëm, por ndonjëherë dhuron përralla të vërteta.
“Veterani” i Bilbaos, Aduriz, u fut në minutën e 88-të në vend të Inaki Williams, por mjaftoi 1 minutë që të bëhej protagonist me një gjysmëroveshatë që çmendi stadiumin “San Mames” dhe ngriti në këmbë të gjithë.
Një gol që do të mbahet mend gjatë. Fitore spektakolare dhe 3 pikë me peshë për Athletic. Barcelona goditet kështu që në start. Jo vetëm që humbet Suarez për dëmtim, por edhe ndeshjen.
Aduriz, një përrallë për t’u treguar. Futbollisti më i dashur për tifozët që shënon…