Aktualitet

Laborator ‘Bitcoin’ në Fier, si e zbuloi policia nga vjedhja e energjisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 26/06/21 |
mapo.al

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Fabrika’, në kuadër të të cilit është arrestuar një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për skemë mashtrimi në lidhje me prodhimin e kriptovalutave.






Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se një tjetër person po procedohet në gjendje të lirë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin mësohet se kanë vjedhur edhe energjinë elektrike duke shmangur detyrimet ndaj shtetit. Ata gjithashtu akuzohen për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


I arrestuar
Fabjo Braçaj 26 vjeç







Në kërkim
Fatjon Koçi 25 vjeç



Procedim në gjendje të lirë
61-vjeçari F.B.



Tre personat në fjalë, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një strukture për prodhimin e kriptovalutave, të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike.

Kështu ata krijojnë përfitime monetare, si kanë shmangur procedurat ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit dhe vjedhjen e energjisë elektrike përsa i përket montimit të pajisjeve, por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti përsa i përket të ardhurave etj.

Ky aktivitet bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj.

Njoftimi i Policisë së Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fabrika”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe 1 tjetër procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Pas informacioneve të marra Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, janë kryer hetime të shpejta në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Si rezultat i hetimeve të kryera u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Fabrika”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 26 vjeç, banues ne Tiranë, u shpall në kërkim shtetasi F. K., 25 vjeç, banues në Sarandë, si dhe është proceduar penalisht shtetasi F. B., 61 vjeç, banues në Fier.

Për këta shtetas u dërguan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një strukture për prodhimin e kriptovalutave, të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare, si dhe shmangien e procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit dhe vjedhjen e energjisë elektrike përsa i përket montimit të pajisjeve elektrike, marrjen e energjisë elektrike etj, por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti përsa i përket të ardhurave etj.

Gjithashtu ky aktivitet bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas