Aktualitet

Laboratori/ Dëshmia e gruas në Fier: Drogën e kultivova prej borxheve, djalin e kam të pafajshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:29 - 03/05/20 |
mapo.al

Qamile Kapaj, gruaja e cila u arrestua në Fier bashkë me djalin e saj, për kultivim droge në banesën e tyre, ka pohuar para gjykatës se ishte ajo që ka mbjellë bimët narkotike.


Por duket se pohimet e saj nuk kanë bindur gjykatën, e cila vendosi për të masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për djalin e saj Angelo Kapaj u vendos ajo e arrestit me burg.


Qamile Kapaj tha se kishte borxhe të shumta për të shlyer dhe ndaj kishte vendosur të kultivonte kanabis. Pavarësisht se gruaja tha se djali i saj ishte i pafajshëm, gjykata vendosi ta lerë në burg.


“Kam nisur vetë për ta kultivuar drogën sepse kam qenë e detyruar nga kushtet e vështira ekonimike. Këto vite kam marr borxh rreth 25 milionë lekë tek familjarët dhe të afërmit e mi dhe doja që të shlyeja borxhet. Djali nuk jeton me ne. Vinte vetëm për ditët e Ramazanit”, tha Qamile Kapaj në gjykatën e Fierit.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas